Atletico dhe Arsenal janë afër që të shkëmbejnë dy yjet spanjollë

Futboll

Atletico dhe Arsenal janë afër që të shkëmbejnë dy yjet spanjollë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:36
Atletico Madrid po synojnë që të shtyjnë Arsenalin drejt shkëmbimit Vitolo – Bellerin.

Skuadra e Atletico Madrid dhe ajo e Arsenal mund të shkëmbejnë dy lojtarët e tyre në afatin kalimtar të verës.

Spanjollët po synojnë që ta dërgojnë Vitolon në ‘Emirates Stadium’, mirëpo për këtë duan diçka në shkëmbim.

‘The Telegraph’ raporton se Atletico Madrid po synojnë që të shtyjnë Arsenalin drejt shkëmbimit Vitolo – Bellerin.

Skuadra nga Madridi është në nevojë për një mbrojtës të djathtë dhe shohin 24 vjeçarin si një opsion ideal, edhe përkundër faktit se ai është akoma duke u rikuperuar nga lëndimi në gju.

Arsenal thuhet se kërkojnë rreth 50 milionë funte për shërbimet e lojtarit, por Atletico do të synojë ta zbresë këtë shifër duke ofruar edhe shërbimet e Vitolo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat