Kush është Florent Muslija, lojtari i fundit që iu bashkua Kosovës?

Futboll

Kush është Florent Muslija, lojtari i fundit që iu bashkua Kosovës?

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 00:09

Kombëtarja e Kosovës në Futboll dhe gjithë përkrahësit e saj kanë marrë një lajm të mrekullueshëm sonte.

Ylli i skuadrës së Hannover që garon në Bundesliga, Florent Muslija, i ka thënë PO kombëtares së Kosovës.

Muslija aktivizohet në pozitën e mesfushorit sulmues tek skuadra e Hannover, ku ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij.

Ai u aktivizua në 17 ndeshje (Bundesliga) këtë edicion me skuadrën e tij, ku shënoi dy gola dhe një herë u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Muslija pati një ndeshje edhe në kuadër të Kupës së Gjermanisë, por nuk arriti të linte gjurmët e tij.

Florenti është i lindur më 6 korrik të vitit 1998 (20 vjeçar) dhe është e ardhme e ndritur për futbollin kosovar.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell edhe golin më të mirë të tij deri në këtë pikë të karrierës, gol që i dha zërin Florentit në futbollin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat