Cisse: Mane e meriton topin e artë

Futboll

Cisse: Mane e meriton topin e artë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:34
Aliou Cisse

Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse thotë se sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane e meriton topin e artë.

Mane kishte një sezon fantastik duke e fituar këpucën e artë në Premier League dhe duke fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

I pyetur se a e meriton Sane topin e artë ai tha: Pse jo? Ai ka punuar shumë jo vetëm këtë vit, por që nga viti 2011, kur punoj me të e shoh disiplinën e madhe dhe proteksionizmin  e lartë.

“E kam ndjekur atë që prej kohës kur luajti në Austri, pastaj Southampton deri sa arriti në Liverpool”, tha Cisse.

“Jam munduar ta ndihmoj atë, mirëpo ai mëson shpejt, ai flet me mua edhe kur është në Liverpool, ai është një lojtar botëror i cili ka arritur shumë lartë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat