Agjenti: Kjo skuadër po e kërkon Buffonin

Futboll

Agjenti: Kjo skuadër po e kërkon Buffonin

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:46
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka marrë një ofertë nga Porto, ka konfirmuar agjenti i portierit, me italianin që do të marrë një vendim brenda dhjetë ditëve.

Legjenda italiane është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me kampionët e PSG.

Edhe pse dëshira e tij është rikthimi në Itali, deri më tani propozimi më i besueshëm për të ardhmen e tij ka ardhur nga Porto e Portugalisë, ku do të zëvendësonte Iker Casillas.

“Ne e dimë se ka interesim, dhe dikush afër Portos na kanë kontaktuar”, ka thënë agjenti i Buffon, Silvano Martina.

“Buffon dëshiron të luajë edhe për një vit dhe Porto është një klub që i pëlqen, por ka katër fëmijë dhe transferimi i gjithë familjes së tij është diçka për të cilën ai duhet të mendojë”.

“Buffon do të marrë një vendim brenda 10 ditëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat