Muslija flet për kombëtaren e Kosovës

Futboll

Muslija flet për kombëtaren e Kosovës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:29
Muslija flet për kombëtaren e Kosovës

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” në ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përforcohet edhe me një futbollist tjetër të talentuar.Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija, i cili edhe zyrtarisht i është bashkuar “Dardanëve”.

Ai është shprehur shumë i lumtur që do ta veshë fanellën e Kosovës.“Jam i lumtur që sot i bashkëngjitëm Dardanëve. Do të jap maksimumin për të arritur maksimumin me rezultate.

I falënderoj të gjithë, FFK-në dhe familjen time që më ka përkrah gjithmonë”, ka thënë Muslija.20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Për U20 e Gjermanisë ka shënuar një gola në pesë ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat