Messi-Griezmann-Neymar, ëndrra e presidentit të Barcelonës

Futboll

Messi-Griezmann-Neymar, ëndrra e presidentit të Barcelonës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Bartomeu dëshiron ta nisë sezonin me Messi-Griezmann-Neymar në sulm.

Sipas të përditshmes katalunase, ‘Sport’, dëshira e Presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është që t’i bashkojë Antoine Griezmannin, Neymarin e Lionel Messin.

Problemi i vetëm qëndron te pagat e lojtarëve.

Neymar fiton 38 milionë euro në vit, kurse Griezmann 25, plus çmimet marramendëse të lojtarëve.

Megjithatë, Barça po planifikon largimin e disa futbollistëve për t’i hapur mundësinë edhe ekonomikisht për afrimin e Griezmann dhe Neymarit.

Rakitic, Umtiti, Coutinho, janë vetëm disa nga lojtarët e shumtë që pritet të sakrifikohen. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat