Granit Xhaka, çfarë propozimi romantik për martesë!

Futboll

Granit Xhaka, çfarë propozimi romantik për martesë!

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:57
Granit Xhaka, çfarë propozimi romantik për martesë!

Futbollistët e kanë luksin t’i shijojnë pushimet verore në vendet më ekzotike e luksoze të mundshme. Ca në det, ca në mal e të tjerë deri në shkretëtirë, yjet e këtij sporti po rigjenerojnë forcat, pas një sezoni të ngarkuar me ndeshje.

Ka nga ata që kanë planifikuar edhe ceremonitë martesore, për të shkuar në altar me njeriun e zemrës. Sergio Ramos ishte njëri prej tyre, që bëri “boom” me martesën e tij para një jave. 

Në këtë vorbull përfshihen edhe futbollistët shqiptarë. Elseid Hysaj do të martohet në Kalanë e Rozafës, me rreth 400 të ftuar, ndërsa një tjetër lojtar kuqezi e ka vendosur veten zyrtarisht në këtë rrugë. Fjala është për Taulant Xhakën, i cili i ka propozuar në mënyrën më romantike për martesë të fejuarës së tij, Arbnora, prej të cilët ka marrë një “po” tejet emocionuese. 

Propozimi ka ardhur në mënyrë të veçantë, sikurse duket në foto. Pastaj, foton e ka shpërndarë vetë mesfushori ynë i kombëtares në rrjetet sociale, bashkë me statusin sqarues. “Zonja dhe zotëri Xhaka” ishte mbishkrimi, që Taulanti bëri përkrah fotos, ndërkohë që mori urime të shumta nga familjarë, miq dhe adhurues të shumtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat