Arsenalit i refuzohet oferta e parë për yllin e Celtic

Futboll

Arsenalit i refuzohet oferta e parë për yllin e Celtic

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 11:00
Arsenalit i refuzohet oferta e parë për yllin e Celtic

Arsenalit i është refuzuar oferta prej 17 milionë euro për Kieran Tierney.

‘The Sun’ raporton se oferta e Arsenalit në vlerë prej 17 milionë euro për mbrojtësin Kieran Tierney, është refuzuar nga skuadra e Celtic.

‘Gunners’ kanë vendosur të hyjnë në tregun e transferimeve për të sjellë një mbrojtës të majtë, dhe 22 vjeçari ka qenë objektivi i tyre kryesor.

Për të bindur Celticun që të heq dorë nga Tierney, Arsenal duhet të përgatisë një ofertë të re, që kap vlerën 28 milionë euro.

Tierney është lojtar i dalë nga akademia e Celtic, dhe është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2015, ku ka regjistruar mbi 100 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat