BILD: Benfica ofron 18 milionë euro për Milot Rashicën

Futboll

BILD: Benfica ofron 18 milionë euro për Milot Rashicën

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 11:57
Milot Rashica

Benfica është duke insestuar për Milot Rashicën, por Werder Bremen s’dëshiron të dëgjojë “Rashica nuk është në shitje”.

Duke parë formën që Milot Rashica po tregon në Bundesliga, vështirë se Werder Bremen do të arrijë edhe gjatë ta mbajë në skuadër.

Sipas të përditshmes gjermane BILD, tashmë ka ardhur oferta e parë zyrtare në zyrat e klubit gjerman për 22-vjeçarin e Kosovës.

Është Benfica skuadra që ka bërë ofertë 18 milionë euro për talentin e Dardanëve, që shënoi për Kosovën ditë më parë në barazimin 1-1 me Malin e Zi dhe në fitoren 3-2 ndaj Bullgarisë.

Megjithatë, Werder Bremen ka refuzuar ofertën e Benficas, pasi nuk duan të heqin dorë nga 22-vjeçari, vlera e të cilit do të vazhdojë t’i rrietet me paraqitjet pozitive në Bundesliga.

Rashica, i cili e ka mbyllur sezonin në Gjermani me 12 gola e 6 asiste në 30 ndeshje, ka kontratë me Weder Bremen deri më 2022.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat