Një vit kur Serbia ra përtoke nga këta djemtë e Kosovës

Futboll

Një vit kur Serbia ra përtoke nga këta djemtë e Kosovës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:07
Një vit kur Serbia ra përtoke nga këta djemtë e Kosovës

Një vit kur Serbia ra përtoke nga këta djemtë e Kosovës.

Sot janë bërë një vit nga ndeshja Serbi-Zvicër në Kupën e Botës. Këtë ndeshje e fitoi Zvicra 1-2 me golat e dy shqiptarëve, Xhaka dhe Shaqiri.

Të parët që kishin kaluar në epërsi ishin serbët me anë të Mitrovic në minutën e pestë.

Zvicra arriti që të kthehet në lojë në pjesën e dyt. Granit Xhaka lëshoi një ‘raketë’ në minutën 52-të duke barazuar rezultatin në 1:1. Xhaka festoi golin duke bërë shqiponjën me duar.

Fitoren Zvicrës ia siguroi Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të. Njëlloj sikurse Xhaka edhe Shaqiri festoi duke bërë shqiponjën.

Ky festim i dy lojtarëve zgjoi interesin e të gjithëve. UEFA i dënoi me para dy lojtarët duke e quajtur festim provokues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat