Sarri do Jorginhon te Juventusi

Futboll

Sarri do Jorginhon te Juventusi

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:27
Sarri do Jorginhon te Juventusi

Jorge Luiz Frello Filho i njohur nga të gjithë si Jorginho është një nga lojtarët më besnikë të Maurizio Sarrit dhe nuk do të habiteshim aspak nëse sezonin e ardhshëm do të shikonim me fanellën e Juventusit.

Në fakt ai që i ka hedhur “benzinë” zjarrit ka qenë agjenti i mesfushorit të Chelseat, Joao Santos i cili në një dalje të fundit për mediat është shprehur se mesfushori do t’i bënte shumë punë trajnerit të ri të bardhezinjëve.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Jorginho la Napolin për t’u transferuar në Premier League te Chelsea, pikërisht pasi drejtimin e “Bluve të Londrës” e mori Sarri.

Me rikthimin e teknikut në Seria A edhe mesfushori italo-brazilian mund të bëjë të njëjtën gjë dhe sinjalet e para agjenti i tij tashmë i ka dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat