Morientes: Mos e krahasoni Hazardin me Ronaldon

Futboll

Morientes: Mos e krahasoni Hazardin me Ronaldon

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:31
Hazardi dhe Ronaldon

Legjenda e Real Madridit, Fernando Morientes ju ka thënë fansave se nuk duhet ta krahasojnë Hazardin me Ronaldon.

Ronaldo e la Realin në vërë të 2018 duke u transferuar ne Juventus, dhe Morientes thotë se askush nuk mund ta zëvendësoj Ronaldon.

“Askush nuk mund të jetë sikur Ronaldo, Hazardi është një ndër lojtarët më të mirë në botë, por nuk është ai i cili mund ta zëvendësoj Ronaldon”, tha legjenda e Realit.

“Varet nga Hazard se si do të adaptohet në ‘Santiago’, besoj që do ta bëjë më të mirën se është lojtar i talentuar dhe Realit i është dashur një lojtar në ekip që mund të bëjë diferencën në këtë pozicion”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat