Milani harron Sensin, drejtuesit i bëjnë një dhuratë tjetër Xhampaolos

Futboll

Milani harron Sensin, drejtuesit i bëjnë një dhuratë tjetër Xhampaolos

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:27
Stefano Sensin

Sipas asaj që shkruan “TuttoSport” fondi Elliot iu ka thënë drejtuesve të Milanit se në rast se ndonjë skuadër nuk pranon çmimin tuaj për ndonjë lojtar, atëherë mos jepni çmim më të lartë por ndryshoni objektiv. Kështu kanë bërë edhe drejtuesit kuqezi  me Sensin , për të cilin ofronin 20 milionë euro ndërsa Sasuolo kërkonte 35 milionë euro, kjo ka bërë që ata të heqin dorë nga ai, dhe mesfushori pritet të transferohet tek Interi.

Objektivi i ri i Milanit është Lukas Torreira i Arsenalit, lojtar ky që pëlqehet shumë nga tekniku i ri Marko Xhampaolo. Londinezët e vlerësojnë lojtarin rreth 35 milionë euro , dhe së shpejti pritet të fillojnë negociatat. 23-vjeçari e ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në Itali, veçanërisht nëse do të kthehej përsëri nën urdhërat e atij që e bëri të njohur në futbollin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat