Dorëzohet Perez, krijon Real-in e shumëkërkuar me më pak se 500.000 euro

Futboll

Dorëzohet Perez, krijon Real-in e shumëkërkuar me më pak se 500.000 euro

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:18
Florentino Perez

Real Madrid do të ketë një ekip femrash sezonin e ardhshëm. Florentino Perez, pas kritikave të shumta të marra gjatë viteve të kaluara për mospërfshirjen në futbollin e femrave, ka blerë ekipin CD Tacon, që siguroi ngjitjen në La Liga-n e femrave këtë verë. 

"El Mundo" ka bërë të ditur se Real Madrid do të paguajë më pak se 500.000 euro për të marrë pronësinë e klubit, me marrëveshjen që do të zyrtarizohet në fillimin e javës tjetër.  

Ky lajm ka ardhur në të njëjtën javë që sekretari i përgjithshëm i Federatës Spanjolle të Futbollit, Andreu Campus, ka bërë të ditur se sezonin e ardhshëm do të investohen mbi 20 milionë euro për futbollin e femrave, teksa çdo ndeshje e kategorisë kryesore që do të transmetohet direkt në TV ose online.  

Atletico Madrid dhe Barcelona kanë dominuar La Liga-n e femrave sezonin e kaluar, duke e mbyllur kampionatin me një diferencë prej më shumë se 30 pikësh me Levante-n e vendit të tretë. Atletico ka fituar titullin e tretë radhazi. Ndërkohë, Barcelona e femrave ka fituar Kupën e Mbretëreshës për vitin e dytë radhazi dhe ka dalë në finalen e Champions League, ku është mundur nga Lyon dhe ylli i saj, Ada Hegrberg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat