United arrin marrëveshjen me De Gea-n, e bën më të paguarin në botë

Futboll

United arrin marrëveshjen me De Gea-n, e bën më të paguarin në botë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:33
David de Gea

Manchester United dhe David de Gea duket se kanë arritur në një marrëveshje. Portieri 28-vjeçar spanjoll pritet të rinovojë kontratën me “djajtë”.

E përditshmja britanike “The Sun” shkruan se portieri do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Manchester United. Nga kontrata e re ai pritet të arkëtojë 350 mijë stërlina në javë, duke u bërë portieri më i paguar në botë.

Kontrata aktuale e De Gea me United skadon verën e ardhshme. Shpesh është përfolur se portieri do të rikthehet në Spanjë, në vendlindjen e tij.

Gjithsesi, kohët e fundit u përfol për një interesim të PSG-së, që i ofronte po të njëjtën rrogë, si oferta që i ka bërë United. Ndaj, De Gea pritet të rinovojë kontratë me “djajtë” deri në vitin 2024.

David de Gea luan me Manchester United që prej vitit 2011, duke e veshur fanellën e këtij ekipi në 362 ndeshje. Trajneri Solskjaer ka këmbëngulur për të mbajtur portierin, i cili ka mbërritur në “Old Trafford” që kur ishte 21 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat