Adebayor mund të rikthehet në Premierligë, dy skuadra kërkojnë shërbimet e tij

Futboll

Adebayor mund të rikthehet në Premierligë, dy skuadra kërkojnë shërbimet e tij

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 20:53
Emmanuel Adebayor

Ish ylli i Arsenal, Manchester City dhe Tottenham Hotspur, Emmanuel Adebayor, mund të rikthehet në Premierligë.

Interesim për lojtarin kanë ardhur nga dy skuadra angleze, gjithnjë sipas raportimeve të ‘The Sun’.

Watford dhe West Ham United janë dy skuadrat të cilat po synojnë një lëvizje për 35 vjeçarin.

Aktualisht, Adebayor është agjent i lirë, fakt ky që lehtëson gjërat për dy skuadrat nga Premierliga.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit me shumë përvojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat