Barcelonës i duhen 70 milionë deri në javën tjetër

Futboll

Barcelonës i duhen 70 milionë deri në javën tjetër

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 21:37
Camp Nou

Skuadra e Barcelonës është në nevojë për të ardhura nga shitja e lojtarëve.

Barcelonës i duhen së paku 70 milionë euro të hyra nga shitjet e lojtarëve, deri në javën tjetër.

Kështu të paktën raporton ‘AS’ sipas së cilëve, në rast se kjo gjë nuk ndodh, kampionët e Spanjës do të mbyllnin sezonin me deficit.

Ka më shumë se një muaj që negociatat për shitjen e lojtarëve si Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez e Rafinha Alcantara janë paralizuar.

Skuadra duhet t’i mbyll marrëveshjet për shitjet e tyre, në rast se nuk duan që ta mbyllin këtë vit me deficit financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat