Ka vetëm një problem për rikthimin e Coutinho tek Liverpool

Futboll

Ka vetëm një problem për rikthimin e Coutinho tek Liverpool

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 06:15
Philippe Coutinho

Së fundmi është folur shumë për një rikthim të mundshëm të Philippe Coutinho tek skuadra e Liverpool.

Ylli brazilian nuk kaloi sezon të mirë me skuadrën e Barcelonës, duke qenë shumë më poshtë sesa pritshmëritë.

Pas këtyre paraqitjeve, duket sikur  tifozët e Barcelonës janë ‘dorëzuar’ në Coutinhon dhe nuk duan qëndrimin e tij.

Një nga skuadrat që ka shfaqur interesim për lojtarin është edhe ajo e Liverpool, nga ku lojtari kaloi tek Barca.

Por, sipas ‘Le10Sport’, ka vetëm një problem që pengon rikthimin e Coutinho tek Barca, dhe ajo është paga e lojtarit.

Kërkesat e brazilianit rreth pagës do të bëjnë që rikthimi të mos ndodh, pasi ai do duhej të ishte lojtari më i paguar në skuadër, duke lënë mbrapa emra si Salah e van Dijk.

Coutinho fiton diku rreth 11 milionë funte në vit tek skuadra e Barcelonës, dhe nuk është i interesuar t’i zvogëlohet paga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat