Fiorentina dhe Parma pas Balotellit

Futboll

Fiorentina dhe Parma pas Balotellit

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 06:28
Mario Balotelli

Fiorentina dhe Parma janë duke shikuar mundësinë që të kryejnë ndonjë lëvizje për të siguruar shërbimet e Mario Balotellit.

Kontrata e Balotellit me Olympique Marseille ka marrë fund dhe lojtari do të jetë agjent i lirë, fakt ky që ka tërhequr vëmendje në futbollin italian.

Lojtari italian i cili mbush 29 vite në gusht është kthyer në treg pas gjashtë muajve tek Marseille, ku pati disa paraqitje të mira.

Sipas ‘SportMediaset’ janë Parma dhe Fiorentina që kanë treguar interesim për shërbimet e Balotellit.

‘Super Mario’ ka realizuar tetë gola këtë sezon me Marseille, në 15 paraqitje. Lojtari kërkon një pagë prej 4 milionë eurove, që mund të jetë problematike për dy skuadrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat