Atletico Madridi planifikon transferimin e Bellerinit nga Arsenali

Futboll

Atletico Madridi planifikon transferimin e Bellerinit nga Arsenali

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:10
Hector Bellerin

Atletico Madridi është i interesuar që në këtë verë ta transferojë Hector Bellerinin nga Arsenali.

Los Cholchoneros janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e mbrojtësit spanjoll edhe pse aktualisht është i lënduar.

Bellerin është duke u rikuperuar nga lëndimi në gju që pësoi në fillim të këtij viti, por Diego Simeone po e kërkon transferimin e tij nga Topçinjtë.

Trajneri argjentinas e sheh spanjollin si zëvendësues të Juanfranit, mirëpo Arsenali pritet ta refuzojë shitjen e tij.

Atletico Madridi mund ta ndryshojë mendimin e skuadrës londineze, vetëm nëse paguan një ofertë rreth 50 milionë euro.

Bellerin thuhet se do të mungojë deri në fund të muajit tetor për shkak të lëndimit të pësuar në fillim të këtij viti në përballjen ndaj Chelseat në Ligën Premier. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat