Icardi fotografohet me një grua misterioze, reagon Wanda

Futboll

Icardi fotografohet me një grua misterioze, reagon Wanda

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:16
Qifti Icardi

Wanda Nara është hedhur në sulm për ta mbrojtur lidhjen e saj me Mauro Icardin. Në ditët e fundit, disa revista thashethemesh kanë publikuar një fotografi të sulmuesit argjentinas me një vajzë misterioze, duke folur për një krizë të mundshme mes bashkëshortëve.

Tani ka ardhur përgjigjja e Wanda Nara-s në Instagram, ku ka shpjeguar se gruaja e fotografuar me burrin e saj është një mikeshë e të dyve. Shpjegimi i gruas së sulmuesit të Inter-it është shoqëruar edhe me një sulm ndaj shtypit. 

“Është e rëndësishme të tregohet kujdes kur informohen njerëzit. Gazetarët kanë detyrën që të informojnë me të vërtetën, veçanërisht kur janë disa familje të përfshira, Mikja ime Barbara Rohner, bashkëshorti i saj i jashtëzakonshëm dhe fëmijët e tyre janë përfshirë në këtë çështje pa qenë të famshëm…”. 

“Unë dhe familja ime jemi mësuar. Shpesh shpikin tekste, deklarata dhe situata që janë shumë larg së vërtetës, por gjëja më e rëndë është kur shtypi e di të vërtetën dhe provon të shesë një gënjeshtër për të dëmtuar ose përfituar nga lajme të rreme”, ka shkruar Wanda. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat