Ish-lojtari i Liverpool arrestohet në Australi

Futboll

Ish-lojtari i Liverpool arrestohet në Australi

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:41
Dietmar Hamman

Ish-mesfushori i Liverpool Dietmar Hamman është akuzuar nga policia se ka sulmuar të dashurën e tij në Australi. 

45-vjeçari, i cili gjithashtu ka luajtur te Bayern Munich dhe Manchester City, është arrestuar pasi ka shtyrë gruan gjatë pushimeve në Sidnej. 

Policia është thirrur në shtëpinë e tij gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes pasi mori një telefonatë për dhunë në familje. 

Hamman, i cili ka përfaqësuar 59 herë Gjermaninë, është arrestuar dhe akuzohet për agresion. 

Mëngjesin e së shtunës, Hamman ka dalë nga komisariati pas një seance të shkurtër dëgjimore në Parramata Court, por duhet të dorëzonte pasaportën. 

Ai do të rikthehet të martën me avokatët e tij për t’u përballur me akuzat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat