Simeone i fiksuar pas sulmuesit, Atletico ofron 55 mln euro për ta bindur

Futboll

Simeone i fiksuar pas sulmuesit, Atletico ofron 55 mln euro për ta bindur

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:29
Diego Simeone

Atletico Madrid përgatitet të afrojë sulmuesin Lorenzo Insigne, aktualisht me Napolin. E përditshmja napoletane “Il Mattino”, konfirmon se drejtuesit e skuadrës “colchoneros” kanë biseduar me Mino Raiola, menaxherin e lojtarit.

Raiola u ka konfirmuar se kapiteni nuk është i paprekshëm, por problem është shuma që presidenti De Laurenttis kërkon për ta lënë të lirë: 80 milionë euro. Ndërkohë që, deri më tani, Atletico ka ofruar 55 milionë euro.

Edhe vetë Insigne është shprehur i gatshëm për t’u larguar nga Napoli për të luajtur me Atletico, që drejtohet nga trajneri Diego Simeone. Ky i fundit e admiron shumë sulmuesin italian dhe e kërkon me çdo kusht sulmuesin e Napolit.

Insigne ka një kontratë deri në vitin 2022 me Napolin. Për 28-vjeçarin, skuadra e Atletico është gati të ofrojë një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon si dhe një kontratë 5-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat