Conte krijon “Vidalin” e tij tek Inter, Nainggolan mbetet një mister

Futboll

Conte krijon “Vidalin” e tij tek Inter, Nainggolan mbetet një mister

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:49
Antonio Conte

Antonio Conte po krijon idetë e tij të para sesi do jetë Interi i sezonit të ardhshëm. Me lojtarët që kanë në dispozicion dhe ata të planifikuar për t’u blerë, trajneri italian ka një synim: Marcelo Brozovic do jetë shtylla e mesit të fushës, një “Vidal” i Interit, ashtu siç kiliani bënte tek Juventus, kur drejtonte Conte.

Ritëm, intensitet dhe rezistencë. Këto janë tre elementët që i duhen një lojtari për të bërë rolin që kërkon Conte, tre elementë që mesfushori kroat i ka (Borozvic është lojtari që ka vrapuar më shumë në Serie A sezonin që u mbyll). E vetmja gjë që duhet përmirësuar është vendosja në zonën kundërshtare.

Një rol që duhet të ishte mbuluar nga Radja Nainggolan këtë sezon, por që belgu nuk arriti ta bëjë kurrë dhe në shumicën e rasteve, hapësirat e lënë nga ai janë mbuluar nga Vecino.

Për këtë, Nainggolan nuk bën pjesë në planet e Contes dhe në mos këtë sezon, sezonin e ardhshëm ai do të nxirret në shitje.

Brozovic shikohet si zgjidhja e këtij roli në mesin e fushës, që Conte pritet të ia besojë dhe nga kroati pret që në sezon të ketë 7-8 gola, ndryshe nga detyrat që i jepte Spalletti, duke e lënë gjithmonë para mbrojtjes së tij dhe larg portës kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat