Zyrtare: Alves largohet nga PSG-ja

Futboll

Zyrtare: Alves largohet nga PSG-ja

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:01
Dani Alvesh

Dani Alves ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë, duke i dhënë fund qëndrimit dyvjeçar te gjiganti francez.

Ylli brazilian i kaloi dy vjet në kryeqytetin francez, duke e fituar titullin në Ligë 1 në të dy sezonet.

Pasi e refuzoi ofertën për të vazhduar kontratën, ai vendosi të largohet nga PSG-ja në kërkim të një aventure të re.  

Duke folur për media pas fitores së Brazilit 5:0 kundër Perusë në Kupën e Amerikës të shtunën në mbrëmje, Alves tha: “Sot po e mbyll një tjetër etapë në karrierën time, një etapë të fitores, mësimit dhe përvojës”.

“Dua ta falënderoj familjen PSG për mundësinë që ma dha ta ndërtojmë së bashku një faqe në historinë e këtij klubi”, shtoi ai.

Mendohet se Alves do të ribashkohet me Pep Guardiolën, me të cilin fitoi shumë trofe në Barcelonë, në Manchester City si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat