Ademi uron Majlindën për medaljen e artë në Minsk 

Futboll

Ademi uron Majlindën për medaljen e artë në Minsk 

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:26
Ademi uron Majlindën për medaljen e artë në Minsk 

Aty ku është Majlinda, suksesi është i garantuar. Kjo mbase dikujt mund t’i duket si një thënie klishe, por në fakt e pasqyron realitetin në të cilin e kemi fatin të jetojmë.

Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi tashmë e ka konfirmuar se është një sportiste e lindur për të fituar dhe për ta ngritur Kosovën në piedestalin më të lartë.

Margaritari i sportit tonë, dje, në Minsk, realizoi një tjetër sukses historik, duke ia sjellë Kosovës medaljen e parë të artë nga Lojërat Evropiane, për ta bërë edhe njëherë tërë kombin krenar me të arriturat e saj.

Prandaj, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit, dëshiroj që ta uroj Majlindën për medaljen e artë, Nora Gjakovën për medaljen e argjendtë si dhe Toni Kukën, si një trajner që po prodhon vazhdimisht kampionë, me shpresë dhe besim se sukseset e Federatës së Xhudos do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, edhe sportistët tjerë që e përfaqësojnë vendin tonë në Minsk uroj të kenë rezultate sa më të mira dhe përfaqësim dinjitoz.

Së bashku vazhdojmë me krenari e përgjegjësi ta përfaqësojmë Kosovën tonë të dashur, me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së dhe zëvendëspresident i KOK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat