Në shënjestrën e Prishtinën edhe djaloshi prizrenas

Futboll

Në shënjestrën e Prishtinën edhe djaloshi prizrenas

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2019 Në ora: 13:08
Edin Shishko

Kosova është gurrë e pashtershme e talenteve të futbollit. Si shumë qytete tjera edhe nga qyteti i Prizrenit kanë dalë dhe po dalin emra të mëdhenj të sportit me të popullarizuar në botë.

Një emër i ri që po vjen dhe që do të dëgjohet shumë është edhe sulmuesi i talentuar Edin Shishko.

Ai ka një teknikë të përsosur, është driblues i hatashëm dhe aq me tepër shquhet me goditje të forta! Është i shpejt, sidomos është mjeshtër i golave. Vjen nga një familje sportistësh prizrenase!

Gjyshi i tij Hamiti ka qenë pjesë e Lirisë si trajner në vitet e 80-ta, po ashtu edhe babai i tij Blerimi futbollist në ato vite. Edini e ka traditë familjare futbollin dhe është prej talenteve më të mëdhenj të kësaj loje në Prizren. Hapat e parë i ka filluar në ekipin me renome Liria dhe nën drejtimin e trajnerit Bekim Bakaj, ish futbollist i mirënjohur.

Edini ka mësuar shumëçka nga Bakaj dhe sot është një emër që po kërkohet nga disa klube, sidomos është në shënjestër edhe të skuadrës më të trofeshme në vendin tonë, Prishtina.  

Edini është i gjatë 175 centimetra dhe është sulmuesi më efikas apo alfa e omega e FC Liria U-17.

Image

Pretendimet e këtij djaloshit janë që të përsoset edhe më shumë dhe në një të ardhme jo të largët të luajë në ndonjë ekip të njohur evropian. 17-vjeçari punon me zell të shtuar, iu është mirënjohës trajnerëve që ka arritur deri në këtë nivel dhe ndihet jashtëzakonisht i lumtur që për të ka shprehur interesim Prishtina.

Edini është edhe anëtar i kombëtares së Kosovës U-17, për të cilën thonë se nuk ka ndjenjë më të mirë se të mbrosh ngjyrat e shtetit tënd.  Në fund tha se, synim e ka që të jetë sa më i përgatitur për edicionin e ri dhe të shënojë sa më shumë gola. “Misioni im është që të shënojë sa më shumë gola, por edhe të asistojë, sepse futbolli është lojë kolektive dhe bashkëveprimi si një grup, edhe rezultatet janë të pashmangshme”, tha Edini për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat