Skënderbeu kthen të huazuarit - Bota Sot
Skënderbeu kthen të huazuarit

Futboll

Skënderbeu kthen të huazuarit

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:07
Skënderbeu kthen të huazuarit

Në kushtet kur janë në pritje të vendimit përfundimtar të KAS-it, Skënderbeu është i destinuar të presë zhvillimet e fundit për të mbyllur më pas merkaton dhe përgatitjet për sezonin e ri.

I ndodhur në një situatë të tillë, klubi duket se po mendon për të rikthyer në ekip lojtarët e huazuar ndër vite në klube të tjera. Një gjë e tillë nga Skënderbeu bëhet me qëllim që të ketë fillimisht një skuadër sa më të plotë dhe më pas të bëjë zgjedhjet e nevojshme dhe të denja për sezonin e ri.

Ndër të parët që pritet të rikthehet në Korçë është sulmuesi nigerian Çarls. Çarls Çinedu është prej gati dy sezonesh një futbollist i huazuar në radhët e Rabotniçkit në kampionatin maqedonas. Në Maqedoninë e Veriut Çarls ka arritur të sigurojë 60 pjesëmarrje me 12 gola të shënuar me ekipin e Rabotniçkit.

Kjo me sa duket e ka detyruar Skënderbeun që të ketë besim te cilësitë e futbollistit dhe të kërkojë ta kthejë atë sërish në ekip. Në Korçë drejtuesit i kanë të qarta vlerat e nigerianit dhe normalisht që një gjë e tillë është arsyeja pse Skënderbeu kërkon rikthimin e lojtarit. Me Çarlsin në skuadër, korçarët do të kenë një alternativë më shumë për sulmin në fillim të përgatitjeve, sidomos në kushtet kur më shumë se 8 lojtarëve u ka përfunduar kontrata me Skënderbeun, mes të cilëve edhe dy të larguarve, Kristi Vangjeli dhe Bruno Lulaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...