Çmimet e biletave për ndeshjet preliminare

Futboll

Çmimet e biletave për ndeshjet preliminare

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Biletat për takimin e turneut preliminar të UEFA Champions League, mes Feronikelit dhe Lincoln Red Imps, do të dalin në shitje nga ora 08:00, ditën e martë.

Tri pika të shitjes do të jenë gjithsej për takimet preliminare.

Në Drenas te Restaurant Dijamant, në Komoran në pikën te Pizzeria Dijamant, dhe në Prishtinë te Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave për Feronikeli – Lincoln Red Imps do të jenë këto:

5 Euro do të kushtojë bileta për Zonën e Lindjes

5 Euro bileta në Zonën e Perëndimit

10 Euro bileta për Zonën VIP

Ndërsa për takimin mes Tre Penne dhe FC Santa Coloma do të jetë ky çmim:

3 Euro për Zonën VIP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat