PSG apo Tottenham, ja kë preferon Ndombele

Futboll

PSG apo Tottenham, ja kë preferon Ndombele

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:59
Tanguy Ndombele

Mesfushori i Lyonit, Tanguy Ndombele duhet të zgjedh se ku do të transferohet në sezonin e ardhshëm.

Mediat franceze thonë se ai duhet të zgjedh mes dy skuadrave të mëdha evropiane,  PSG-së dhe Tottenhamit.

Për lojtarin më i preferuar është klubi anglez, transmeton KosovaPress.

Ai javën e kaluar tha: “Është e vërtete që Tottenham është një klub i madh, ata përfunduan në vendin e katër në Premier League dhe arritën të shkonin deri në finale të Ligës së Kampionëve”.

“Çdo lojtar do të ishte i interesuar për të luajtur në atë klub”, përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat