Vedat Muriqi në Galatasaray

Futboll

Vedat Muriqi në Galatasaray

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 15:41
Vedat Muriqi në Galatasaray

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do t’i bashkohet gjigantit turk Galatasaray këtë verë, pasi skuadra e tij Çaykur Rizespor arriti marrëveshje për ta shitur atë për katër milionë euro. 

Edhe gjiganti tjetër turk, Fenerbahce ishte në garë për shqiptarin, por u mund nga rivali i tij.

Pas negociatave të gjata por të frytshme, Galatasaray dhe Çaykur Rizespor kanë arritur marrëveshje për sulmuesin e Kosovës. 

Mediat turke njerëzori e raportuan gjatë ditës së sotme se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është pajtuar t’i bashkohet Galatasaray pasi klubet arritën marrëveshje për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat