Chelsea merr një super lajm – Odoi do të rikuperohet më shpejtë se sa është pritur

Futboll

Chelsea merr një super lajm – Odoi do të rikuperohet më shpejtë se sa është pritur

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:38
Callum Hudson-Odoi

Futbollisti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi ka dhënë një reagim pozitiv nga dëmtimi i tij.

18-vjeçari më në fund dha shenja pozitive nga dëmtimi serioz që ai e pësoi kundër Burnley në barazimin 2-2 më 22 prill.

Me largimin e Eden Hazard, Blues do t’i duhet një lojtar për të mbushur vendin dhe vizioni afatgjatë i klubit është se Hudson-Odoi do të jetë përfundimisht ai njeri.

Megjithatë, i riu është duke u përpjekur për t’u rikthyer – dhe shpreson të rikuperohet më herët se sa pritej.

Hudson-Odoi pritej të ishte jashtë fushave për fillimin e sezonit 2019/20, por ai tani mund të rikthehet në fillimin e muajit gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat