Torres: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Futboll

Torres: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 17:16
Fernando Torres

Ish sulmuesi i njohur, Fernando Torres, ka theksuar se Steven Gerrard është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij.

Sulmuesi spanjoll, i cili ka luajtur në Japoni për Sagan Tosu që pas largimit nga Atletico Madrid vitin e kaluar, mbajti një konferencë shtypi në Tokio për të shpjeguar vendimin e tij për të dalë në pension nga loja pas një karriere 18-vjeçare.

35-vjeçari theksoi se donte të largohej nga futbolli me një ndërgjegje të pastër dhe para se të ndiente se nuk mund të vazhdonte mentalisht apo fizikisht.

“Unë gjithmonë them se lojtari më i mirë që kam luajtur është Steven Gerrard. Ai ishte lojtari që e e kuptonte lojën time. Unë mendoj se niveli im kishte një dimension tjetër kur isha në fushë me të”, tha fillimisht Torres.

“Ishte e mahnitshme të luaja tre vite e gjysmë së bashku me Steven dhe unë do të doja të kthehesha në ato ditë – qoftë edhe për një minutë të vetëm”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat