Legjenda italiane kunj Sarrit

Futboll

Legjenda italiane kunj Sarrit

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 18:38
Legjenda italiane kunj Sarrit

Alegri ishte trajneri i Juventusit ku arriti të fitojë 5 herë kampionatin italian dhe shkoi 2 herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mirëpo këto nuk mjaftuan që drejtuesit bardhezi t’ia besonin stolin edhe për sezonin e ardhshëm. Tekniku nga Livorno u shkarkua pas plotë 5 sezonesh, për t’ia lënë vendin të sapo ardhurit Maurizio Sarri.

Por siç shprehet legjenda italiane Xhiovani Galeone , Alergri është ndjerë i tradhëtuar nga Anjeli : “Ai ndihej i tradhtuar, veçanërisht shumë  keq nga  Andrea Anjelli, ai nuk e dha lamtumirën dhe unë e kam këshilluar që të largohet prej vitesh.”- u shpreh ish tekniku italian.

Gjithashtu ai foli edhe për trajnerin e ri të bardhezinjve Maurizio Sarri : “Ai e bën  rrëmujë, ai nuk është i përgatitur për situata të caktuara” mbylli fjalimin e tij 73-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat