Argjent Gafuri vazhdon me Renovën

Futboll

Argjent Gafuri vazhdon me Renovën

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 18:47
Argjent Gafuri vazhdon me Renovën

Dy futbollistët me përvojë Argjendt Gafuri dhe Nenad Mishkovski kanë vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Renovës për sezonin e ardhshëm 2019/20.

Nga klubi tetovar njoftuan se kanë arritur akordin me mesfushorin ofensiv dhe kapitenin e ardhshëm Gafuri si dhe mbrojtësin me eksperiencë Mishkovski.

Drejtues të Renovës gjithashtu bëjnë me dije se vazhdojnë bisedimet edhe me lojtarë të tjerë të rëndësishëm që të ripërtrijnë kontratat dhe e përgatitur do të nis stërvitjet për kampionatin e ri.

Kujtojmë se ditë më parë, xhepçishtasit rikthyen trajnerin Bujar Islami, i cili do ti prijë ekipit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat