Presidenti i FFK-së, Agim Ademi tregon se sa paguhet një futbollist në Kosovë

Futboll

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi tregon se sa paguhet një futbollist në Kosovë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 20:41
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zbuluar se një futbollist në Kosovë paguhet deri në 3 mijë euro.

I pari i FFK-së, Agim Ademi, tha se që në vitet e fundit ka ngritje në të gjitha aspektet në futbollin e Kosovës.

Ademi mori si shembull pagat e futbollistëve. Ai tha se deri para disa viteve një futbollist ka patur një rrogë mesatare 200-300 euro, kurse tash ka nga ata që paguhen deri në 3 mijë euro.

“Deri në dy vitet e fundit një futbollist rrogën mesatare e kishte 200-300 euro, ndërsa sot ka futbollist që ka 3 mijë euro rrogë, futbollist që kushton 50 mijë euro në vit” – ka thënë Ademi në emisionin “Oxygen”.

Kujtojmë që në sezonin e fundit raportohej se futbollisti i Feronikeli, Hamed Kone, paguhej deri në 3,500 euro në muaj, duke u bërë futbollisti më i paguar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat