Befason Buffon, afër kalimit tek klubi anglez!

Futboll

Befason Buffon, afër kalimit tek klubi anglez!

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:32
Gianluigi Buffon

Më pak se një muaj më parë, Gianluigi Buffon komunikoi se po largohej nga Paris Saint-Germain.

Siç duket portieri legjendar, nuk do ta mbyll karrierën e tij, pasi dëshiron të vazhdojë të jetë aktiv akoma.

Për shkak të mungesës së kalimit në Premier Ligë, pronarët e klubit anglez, Leeds po mundohen ta sjellin Buffon në Angli.

Pronarët e klubit të Leeds e dinë se transferimi i portierit italian do t’i forcojë ata për sezonin e ri.

Nuk është e qartë se çfarë do të vendosë Buffon. Ai ka qenë i lidhur edhe me ekipin brazilian, Fluminense. Bielsa do të presë për vendimin e tij për të parë nëse ai do ta ketë ish-portierin italian në skuadrën e tij apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat