Mallorca, përmbys Deportivon dhe kthehet në elitën spanjolle pas 6 sezonesh

Futboll

Mallorca, përmbys Deportivon dhe kthehet në elitën spanjolle pas 6 sezonesh

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:35
Pamje nga ndeshja

Ante Budimir, Salva Sevilla, Abdon Prats… Këto tre emra do të mbahen mend gjatë në ishullin e Majorkës, pasi sonte kanë gëzuar një stadium të tërë, duke i dhënë skuadrës së tyre ngjitjen në La Liga, pas një gare të çmendur në Segunda Division, ku u desh një ecuri me probleme dhe sidomos vështirësi për të arritur këtë ditë… U deshën gjashtë vite dhe madje luajti edhe në kategorinë e tretë…

Në finalen e playoff, ndaj Deporitvo La Coruna, pas humbjes 2-0 në “Riazor”, u duk sikur për Mallorca do të ishte tepër e vështirë të përmbyste gjithçka, por skuadra e drejtuar nga Vicente Moreno arriti të shënonte tri gola dhe përmbysi gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat