De Rossi dëshiron qëndrimin në Serie A, do të përballet kundër Romës

Futboll

De Rossi dëshiron qëndrimin në Serie A, do të përballet kundër Romës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 00:39
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi i befasoi të gjithë kur lajmëroi se do të largohet nga skuadra e Romës, ku e kaloi tërë karrierën te skuadra romake.

De Rossi njoftoi një muaj më parë se Roma nuk i kishte ofruar kontratë dhe tani ai është lojtarë i lirë.

Mediat italiane raportuan se mesfushori italian do të luaj në kampionatin amerikan MLS, mirëpo sipas “Sky Sport Italia”, De Rossi dëshiron të qëndroj në Itali.

35 vjeçari dëshiron që të luaj përsëri në Serie A, dhe do t’i shikoj ofertat pasi të kthehet prej pushimeve.

Ai pritet të luaj kundër Romës për herë të parë në karrierën e tij.

Paraqitja e tij kundër Romës nuk mund të quhet tradhti, pasi ai i kishte kërkuar klubit që të paguhej në aq ndeshje sa do të luante, mirëpo drejtuesit e saj nuk kishin pranuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat