Vijnë oferta nga Kina, Vidal vendos për të ardhmen e tij

Futboll

Vijnë oferta nga Kina, Vidal vendos për të ardhmen e tij

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 08:11
Arturo Vidal

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka pranuar së fundmi disa oferta nga skuadrat e Superligës së Kinës.

Edhe pse pati disa probleme për të fituar minutat e tij gjatë sezonit të parë në ‘Camp Nou’, Vidal duket se është i vendosur të qëndroj aty dhe të luftojë për pozitën e tij.

Mesfushori kilian nuk dëshiron të largohet nga Barcelona edhe pse së fundmi ka pranuar disa oferta të majme nga Kina.

Lojtari e mbylli sezonin në mënyrë mjaft të mirë duke bërë që të ketë vëmendje nga Superliga e Kinës, por ai i ka bërë me dije agjentit se duhet refuzuar gjitha ofertat, raporton ‘Sport’. Kontrata e tij me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2021 dhe lojtari është i vendosur të vazhdoj aventurën në ‘Camp Nou’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat