Ylli i Real Madrid afër huazimit tek Milan

Futboll

Ylli i Real Madrid afër huazimit tek Milan

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:23
Theo Hernandez

Skuadra e Milanos është shumë afër që të transferojë një nga yjet e skuadrës së Real Madridit.

Përfaqësuesit e skuadrës së Milanos janë takuar me Theo Hernandez, dhe thuhet se janë afër të arrijnë marrëveshje për huazimin e tij.

Huazimi i Hernandez nga ‘Santiago Bernabeu’, do t’i kushtonte Milanos vetëm 2 milionë euro për një vit.

Sipas raportimeve të medieve italiane [Gazzetta dello Sport], Real Madrid janë të hapur që të huazojnë lojtarin në Serie A.

Bisedimet besohet se po bëhen për huazimin e lojtarit, me mundësi blerjeje në fund të sezonit, për një shumë që do të prekte 20 milionë eurot.

Kujtojmë se Milan dhe Real Madrid kanë qenë në kontakt së fundmi edhe për Dani Ceballos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat