Statistika: Me golin kundër Katarit, Aguero i bashkohet legjendave të Argjentinës

Futboll

Statistika: Me golin kundër Katarit, Aguero i bashkohet legjendave të Argjentinës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:31
Aguero

Skuadra kombëtare  e Argjentinës mbrëmë ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garat e Kupës së Amerikës.

Me fitoren 2:0, Argjentina arriti që në ‘frymën e fundit’ të siguronte kalimin në fazën tjetër të garave.

Golat për fitoren e skuadrës së Scaloni u realizuan nga Lautaro Martinez i Inter si dhe Sergio Aguero i Manchester City.

Por, goli i Agueros pati një rëndësi të madhe edhe për statistikat individuale të lojtarit, i cili tashmë i bashkohet në listë emrave si Lionel Messi e Gabriel Batistuta, duke lënë prapa Hernan Crespo e Diego Maradonan.

Sergio Aguero bëhet vetëm lojtari i tretë në histori të kombëtares së Argjentinës që realizon 40 gola.

I pari në listë është Lionel Messi, i cili numëron 68 gola (vazhdon) me kombëtaren. Pastaj pason Gabriel Batistuta me 54 sosh,dhe i treti që i bashkohet listës është Aguero me 40.

Sigurisht se me formën që ka treguar së fundmi, Aguero mund ta rrit numrin e golave të shënuar dhe pse jo të kalojë edhe Batistutan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat