Neymar merr vendimin e madh

Futboll

Neymar merr vendimin e madh

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:19
Neymar

Thashethemet për transferimin e Neymar tek Barcelona nuk kanë të ndalur dhe vetëm sa po rriten.

Javëve të fundit është raportuar se ylli brazilian i futbollit nuk është i lumtur në Paris dhe dëshiron rikthimin në ‘Camp Nou’.

Barcelona janë treguar të hapur për Neymar, por gjithsesi raportohet të kenë drejtuar tri kërkesa drejt lojtarit.

Neymar duhet të heq dorë nga paga e tij e lartë, duhet të kërkojë falje publike tek skuadra, si dhe të tërheq akuzat e tij.

Deri më tani, lojtari ka pranuar të kthehet me pagën që kishte para se të largohej, duke hequr dorë nga fitimet e mëdha që siguron tek PSG, por së fundmi ‘Sport’ raporton se ai ka vendosur edhe të kërkojë falje publike.

Po i njëjti medium dje ka raportuar se bisedimet mes PSG dhe Barcelona veçse kanë filluar, dhe të gjithë tashmë e dinë se Neymar do të jetë në ‘Camp Nou’, por nuk dihet çmimi.

Shumë zëra thonë se Barcelona do të përfshijë edhe lojtarë në ofertën e tyre për shërbimet e brazilianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat