Koulibaly flet për të ardhmen, sinjalizon Man Utd

Futboll

Koulibaly flet për të ardhmen, sinjalizon Man Utd

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:24
Kalidou Koulibaly

Qendër mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka dhënë disa komente rreth të ardhmes së tij, duke sinjalizuar skuadrën e Manchester United. 

Koulibaly është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë, së bashku me Skriniar e Matthijs De Ligt.

Një nga skuadrat që ka shfaqur interesimin më të madh për lojtarin senegalez është ajo e Manchester United, të cilët së fundmi kanë mësuar një lajm të mirë.

I pyetur për të ardhmen e tij, Koulibaly ka thënë se mendon që do të largohet nga skuadra italiane.

“Nuk e di, mendoj se po. Por, unë duhet të luaj në Kupën e Afrikës, pastaj pas kësaj, duhet të kthehem tek Napoli” ka thënë lojtari, duke lënë gjithçka të hapur.

27 vjeçari vlerësohet me 100 milionë euro nga skuadra e tij, shifër që vështirë se mund të paguhet nga United.

Aktualisht, Koulibaly po angazhohet me skuadrën kombëtare të Senegalit në Kupën e Afrikës, ku deri më tani ka pasur rezultate pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat