Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly nuk beson që do të largohet nga klubi i tij këtë vërë.
Të dy ekipet angleze, City e United janë të interesuara për 28-vjeçarin, i cili po luan më kombëtaren e tij në Kupën e Afrikës.
Ai ka mohuar se United e City i kanë bërë ofertë, mirëpo edhe nuk e ka lënë të sigurt qëndrimin tek Napoli.
“Nuk e di, besoj që do të qëndroj, qëllimi im tani është kupa e Afrikës”, tha ai.
“Të gjithë po flasin për mua, unë nuk dua të flas për të ardhmen, jam duke u munduar të bëjë më të mirën për kombëtaren time”, vazhdoi mbrojtësi.
Ai po ashtu tha se pasi të përfundoi Kupa e Afrikës, do të kthehem në Napoli dhe pastaj do shohim çfarë do të ndodh.