U largua nga Roma, De Rossi vendos të qëndrojë në Serie A

Futboll

U largua nga Roma, De Rossi vendos të qëndrojë në Serie A

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:46
Mesfushori italian ka vendosur të luajë edhe më tutje në Serie A. Daniele De Rossi

Mesfushori italian ka vendosur të luajë edhe më tutje në Serie A.

Daniele De Rossi që vlerësohet si një ikonë e klubit të Romës, në përfundim të sezonit në Itali, njoftoi se do të largohej nga verdhekuqtë pasi këta të fundit nuk i kishin vazhduar kontratën.

Tani që De Rossi është lojtar i lirë dhe ka të drejtë të zgjedhë se ku do të shkojë, ai ka vendosur të luajë edhe më tutje në Serie A.

Kështu të paktën raporton Sky Sport Italia, që tregon se në ditët në vijim De Rossi do të tregojë edhe klubin me të cilin ai do të luajë nga stinori i ardhshëm.

Për 35-vjeçarin interesohen tre klube italiane dhe mbetet të shihet se kë do të përzgjedhë ai për ta vazhduar karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat