Lampard merr drejtimin e Chelsea-s në 48 orët e ardhshme

Futboll

Lampard merr drejtimin e Chelsea-s në 48 orët e ardhshme

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 12:07
Frank Lampard

Chelsea pritet ta prezantojë Frank Lampard si trajner të ri në 48 orët e ardhshme.

Legjenda e bluve, do të rikthehet në Stamford Bridge pas një sezoni të kaluar si trajner në Derby County.

Roman Abramovich tashmë ka mbajtur një takim ditë më parë në jahtin e tij me Lampardin, për të arritur marrëveshje personale, por edhe për të biseduar rreth mënyrës së strategjisë së funksionimit të skuadrës, pasi janë të dënuar nga FIFA me dy afate të transferimeve.

Se legjenda angleze është në bisedime me Chelsean, e kishte konfirmuar edhe Didier Drogba, ndërsa në këtë javë pritet që ai të prezantohet zyrtarisht në Stamford Bridge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat