Barazia gjinore: Messi fiton më shumë se gjitha lojtaret e shtatë ligave më të forta së bashku

Futboll

Barazia gjinore: Messi fiton më shumë se gjitha lojtaret e shtatë ligave më të forta së bashku

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:05
Lionel Messi

Me Kupën e Botës së femrave që po vazhdon të luhet, është nxitur një debat i madh se sa shumë pabarazi ka mes dy gjinive, në botën e futbollit.

Interesimi shumë i dobët dhe vëmendja minimale e medieve për Kupën e Botës së femrave, ka shtyrë edhe disa prej trajnereve që të reagojnë ndaj FIFA, duke insistuar se ka mungesë marketingu.

Por, pabarazitë duket se vazhdojnë edhe në rrafshin e fitimeve të lojtareve, ku kjo gjë mund të vërehet në krahasimin e pagës së Lionel Messi me lojtaret e shtatë ligave më të forta në futbollin e femrave.

Lionel Messi fiton dyfish më shumë se gjithë lojtaret e shtatë ligave më të forta në futbollin e femrave.

Paga e argjentinasit prek shifrën e 84 milionë euro, kurse 1693 futbolliste së bashku, paguhen për vetëm 42.6 milionë euro.

Këto informacione për shumën e fitimeve të Messi dhe futbollisteve janë marrë nga ‘Forbes’.

Duket se barazia e gjinive në botën e futbollit është shumë vite larg, me futbollin që duket sikur i takon vetëm njërës gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat