Këshillohet Kloop: ‘Mos harxho para për Coutinhon, blije Zahan’!

Futboll

Këshillohet Kloop: ‘Mos harxho para për Coutinhon, blije Zahan’!

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:59
Zaha

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop është këshilluar nga legjenda e Liverpoolit, John Aldridge që të mos harxhojnë para për ta rikthyer në ekip Philip Coutinhon i cili po luan te Barcelona.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit beson që braziliani  nuk duhet të rikthehet në ekip.

Aldridge beson që më mirë do ishte sikur Liverpoli ta merrte në ekip lojtarin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.

“Askush prej neve nuk e ka harruar që Coutinho e la ekipin në një moment të vështirë, prandaj nuk duhet lejuar që ai të luajë për kampionët e Evropës”, tha ai.

“Të gjithë i besojmë Kloopit për vendimet që merr, por më mirë do ishte ta transferonte Zahan”, përfundoi Aldrigde.

Ka pasur sugjerime që Coutinho nuk po i përgjigjet Liverpoolit, prandaj Alderidge ka gjetur një zgjidhje alternative. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat