De Rossi befason të gjithë, vazhdon karrierën tek rivalët e Romës

Futboll

De Rossi befason të gjithë, vazhdon karrierën tek rivalët e Romës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:12
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi ka vendosur të refuzojë ofertat nga MLS dhe Boca Juniors, pasi ai dëshiron të vazhdojë të luajë futboll në Itali dhe Serie A.

Siç është raportuar nga Sky Italia, De Rossi beson se vendimi i tij nuk bie ndesh me tifozët e Romës, pasi lamtumira e tij nga Roma ishte rezultat i vullnetit të klubit.

Mesfushori është duke punuar me agjentin e tij dhe ka vendosur të takohet me dy ose tre klubet italiane që kanë paraqitur ofertat.

Fiorentina, Sampdoria dhe Milani janë skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të njohur italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat